Merkel i kujton Vuçiçit Kosovën si kusht për anëtarësim në BE

0
124
Loading...

 

Rezultate imazhesh për kosova

Nga takimi me Jean-Claude Juncker tek ai me Angela Merkel.

Në këtë fillimjavë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mori konfirmimin nga dy figura të rëndësishme të bllokut europian për të mbështetur Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, por vetëm nëse zgjidh problemet me Kosovën.

“Negociatat e anëtarësimit mund të jenë të suksesshme nëse vazhdojnë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizohen marrëdhëniet me Kosovën. Me Kosovën duhet të ketë një marrëveshje kontraktuale”, deklaroi Merkel.

Gjermania është një prej vendeve të cilat e kanë kërkuar hapur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe që në kuadër të dialogut në Bruksel të nënshkruhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridike për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.

Vuçiç nuk ia ka fshehur kancelares problemet me të cilat po pëballet Serbia, dhe ka theksuar se vendi i tij është gati për një zgjidhje nga e cila të dyja vendet të humbasin diçka.

“Serbia nuk mund të jetë humbësja e vetme”, deklaroi ai në konferencën e përbashkët të dhënë pas takimit të tyre në Berlin.

Teksa kreu i shtetit serb lëshon sinjale kompromisi, ministri i tij i Jashtëm, Ivica Daçiç vazhdon përpjekjet për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Së fundi ka pritur një delegacion të Çekisë nga Partia Socialdemokrate pas iniciativës së kësaj partie për nënshkrimin e peticionit i cili parashikon që njohja e Kosovës prej këtij vendi, të tërhiqet.

Komento:
Loading...