Media zvicerane“Nene Zurcher Zietung” : Kanabisi, “mbreti” miliona dollarësh i Shqipërisë

0
1835

Gazeta zvicerane “Nene Zurcher Zietung” në një artikull të publikuar ditën e djeshme shkruan se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një industri me fitime miliarda dollarëshe. Si në shkrimet e mëparshme të mediave prestigjioze ndërkombëtare theksohet se shifra të sakta mbi fitimet mungojnë, por sipas Raportit Botëror të Drogës, Shqipëria është një nga burimet më të rëndësishme të drogërave të lehta për tregun botëror dhe kryesisht atë Evropian. Media zvicerane nënvizon se organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë trafikun e drogës dhe kanabisi shqiptar shtrihet gjerësisht në Evropën Perëndimore. Teksa analizon përpjekjet tepër të vogla të kryera nga qeveria në drejtim të zhdukjes së fenomenit, “Nene Zuricher” thekson se korrupsioni, varfëria dhe institucionet e dobëta shtetërore  kanë minuar në vijueshmëri hapat e hedhur për luftën kundër mafias dhe drogës. Artikulli vijon më tej duke theksuar se megjithëse qeveria socialiste e artistit dhe politikanit Edi Rama i shpalli luftë mbarështuesve të kanabisit në vitin 2013 pas fitores së tyre elektoralen, e madje edhe pse hyri më 16 qershor 2014 në Lazarat, fenomeni nuk u ndal por u kultivua në të gjithë territorin e vendit. Sipas gazetës zviceriane ky fshat i armatosur rëndë në kufi me Greqinë ishte përgjegjës për gjysmën e prodhimit të kanabisit në Shqipëri, rreth 900 ton në vit, sasi e cila korrespondon me një vlerë të llogaritur prej 4.5 miliardë euro. Gjithashtu thuhet se në raport-progresin e nëntorit mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, BE vlerësoi disi luftën kundër kanabisit, por kritikoi ashpër zyrën e prokurorit publik dhe policinë e shtetit se nuk janë aspak në gjendje të ndërmarrin veprime kundër bandave që zotërojnë industrinë e drogës. Një ndër problemet themelore të Shqipërisë sipas “Nene Zurcher Zietung”  mbetet edhe pastrimi i parave, që lidhet fort me trafikimin e drogës dhe të ardhurat që gjenerohen nga bandat kriminale. Një ndër shqetësimet kryesore sipas gazetës zviceriane lidhet me lirimin pa dënime të “peshqëve” të mëdhenj ose të njohur si bosët e drogës, të cilët rezultojnë ta kenë lidhur aktivitetin e tyre me politikën. Ndërkohë teksa shpjegon rrugën që ndjek kanabisi shqiptar për të mbërritur në tregjet e narkotikëve të zonës Shengen, “Nene Zurcher Zietung”  përveç rrugës detare me Italinë liston si të rëndësishme edhe “autostradën” e drogës, që kalon në ish-republikat jugosllave.

Rrugët e sofistikuara të transportit

“Për mbarështuesit dhe kontrabandistët, korrupsioni policor është pjesë e modelit të biznesit. Përdoren kafshët si mjet transporti”, shpjegon një trafikant. “Ka një marrëveshje të qartë me policinë: ajo thjeshtë monitoron gjatë transportit. Ata na tregojnë kur rruga është e lirë, kështu që ne mund të dërgojmë të sigurt mallrat në destinacionin e tyre, sepse është e pamundur për të transportuar diçka pa pëlqimin e tyre”, thotë ai. Droga gjen rrugën e vet mbi kufijtë e depërtueshëm të ish-republikave jugosllave dhe në fund arrin në zonën e Shengenit, së pari në Hungari apo Slloveni. Kontrabandistët e tjerë zgjedhin rrugë më të drejtpërdrejta, si nga deti apo ajri, ose nga brigjet perëndimore të Shqipërisë në bregdetin jugor italian. Porti shqiptar i Durrësit është vetëm 200 kilometra larg Barit. Sipas të dhënave të Guardia di Finanza, më shumë se 3 ton kanabis janë sekuestruar në port në vitin 2014. Kjo shifër ka rënë në 1.8 ton në vitin 2015, por në një ditë të vetme në korrik 2016, një anije dhjetë metra e gjatë ishte goditur me 1.2 ton kanabis me një vlerë tregu prej 12 milionë euro. Policia shqiptare nuk i ka mjetet e duhura për të luftuar tregtinë e drogës. Si rezultat i kësaj, shqiptarët e kanë vënë besimin e tyre në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Qeveria pa strategji

Jana Arsovska, një eksperte për krimin e organizuar në vendet e Ballkanit në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay” në Nju Jork, tha: “Edhe në qoftë se qeveria pretendon të trajtojë problemin e drogës, nga ana tjetër ka kriminelë që lirohen pa u dënuar”. Ndërvarësia e politikës, krimit dhe korrupsionit është duke shkaktuar lulëzimin e krimit të organizuar.

Pranimi i Korrupsionit

Megjithatë, Jana Arsovska thekson se ryshfeti në sistemin klanor dhe të miqësisë në shoqërinë shqiptare është i pranuar gjerësisht. Varfëria dhe papunësia e lartë gjithashtu ofrojnë një terren pjellor për trafikun e drogës. Nëse kjo do të ishte trajtuar në mënyrë efektive, fermerët do të duhej t’u ofrohej një alternativë. “Është e vështirë për t’i treguar njerëzve se ata nuk janë duke punuar me kriminelët në qoftë se ata nuk kanë mjete më të mira për të bërë para”, tha Arsovska.

Itali, sekuestrohet 1.6 ton marijuanë shqiptare, arrestohet një shqiptar/ Karabinierët e Brindisi-t në Itali kanë sekuestruar gjatë ditës së djeshme më shumë se një ton e gjysmë marijuanë shqiptare, gjatë një operacioni ku mbeti i arrestuar një shtetas shqiptar. Policia mësyu në një shtëpi në një fshat në Montenegro, pak kilometra nga qendra e banuar dhe zbuloi dy shqiptare që ruanin drogën. Një nga shqiptarët është arrestuar ndërsa tjetri i ka shpëtuar prangave dhe ka humbur gjurmët. Sasia e saktë e marijuanës së gjetur në banesë është 1 ton e 610 kg dhe lënda narkotike ishte e ndarë në paketime nga 5 deri në 25 kilogram. Shqiptari i arrestuar është 22-vjeçari Abaz Mamo, ndërkohë që raportohet se të dy shqiptarët kishin me vete dy pistoleta, një “Dan Wesson” të kalibrit 357 dhe një “Beretta” të kalibrit 7,65.

Komento:
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

17 − 4 =