Mbipesha e bën të thyejë rregullat: gjobitet Fenomeni

0
24
Loading...

Ish-futbollisti brazilian, tani president i Valladolid, kishte deklaruar se do të stërvitej me lojtarët e tij dhe do të kthehej në formë.

Por qëllimet e mira mbetën në ide, sepse dy herë Topi i Artë nuk është ekzaktësisht në gjendje të mirë fizike.

Sigurisht, kur 400 metra rrugë bëhen pengesë e pakalueshme, ka dicka që nuk shkon. Kështu për të përshkuar distancën që do ti kishte marrë disa minuta në këmbë, Fenomeni…mori një monopatinë.

Për ta ndihmuar edhe më shumë, bëhet fjalë për një monopatinë elektrike. Por kjo gjë mund ti shkaktojë ndonjë problem të vogël me drejtësinë spanjolle.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, nuk ka një muaj që është vendosur një ligj që ndalon ecjen, në trotuaret e Madrid, me monopatina elektrike.

Një vendim që i ka kaluar pa e marrë vesh Ronaldo, duke qenë se braziliani udhëtoi qetësisht nga shtëpia në një restorant në kryeqytetin spanjoll pikërisht me mjetin e vogël me motor.

Tani Ronaldo rrezikon të paguajë gjobën 79 euro, pjesa tjetër është se është një hic për financat e brazilianit.

Komento:
Loading...