Mbi 2600 vende të lira pune. Si të aplikoni online në 65 qytete

0
407
Loading...

Nëse po kërkoni një vend pune dhe mendoni se i keni kualifikimet e duhura, atëherë mund të aplikoni online në Zyrat e Punësimit.

Dhe këtë mund ta bëni fare mirë në të 65 qytetet e Shqipërisë, ku në total janë gjithsej mbi 2600 vende të lira pune të publikuara në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit: puna.gov.al

Por për të aplikuar, paraprakisht duhet të jeni i regjistruar në faqe. Pra të keni një llogari personale, duke i dhënë kështu të drejtën vetes jo vetëm për të parë ofertat për punë, por edhe për të aplikuar.

Mjafton të jepni të dhënat bazë si emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit apo adresa e postës elektronike, për të krijuar llogarinë personale.

Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës. Në rast se vendet e punës të ofruara, nuk janë ato që ju kërkoni, atëherë mund të përzgjidhni edhe 3 profesione ku dëshironi të punësoheni.

Kjo ju mundëson ardhjen automatikisht të ofertave në kutinë e mesazheve, që përputhen me profesionin tuaj.

Aktualisht, në sistemin online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë regjistruar mbi 37. 500 vetë.

Komento:
Loading...