Do mbeteni gojëhapur/ Ja opsioni më i ri nga Facebook

0
122
Loading...

Facebook aktualisht po teston një opsion të ri për videot, i cili do të lejojë anëtarët e një grupi të shikojnë një video në të njëjtën kohë dhe të komentojnë me njëri-tjetrin. Opsioni i ri do të quhet “Watch Party”.

Administratorët e grupeve mund të zgjedhin të përfshijnë në “Watch Party”, çfarëdolloj videoje publike duke përfshirë edhe ato live.

Opsioni i ri u prezantua nga Fidji Simo, zv/presidente e produkteve në Facebook. Sipas saj, qëllimi i këtij opsioni të ri është të afrojë komunitete njerëzish së bashku duke komentuar dhe pëlqyer video.

Komento:
Loading...