“L’Européen” (1931): Anekdota me aktorin e famshëm, Aleksandër Moisiun

0
81
Loading...

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “L’Européen”, ka botuar, më 11 mars 1931, në faqen n°5, një anekdotë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar:

Homazh për interes

“Aleksandër Moisiu, aktori i madh austriak, është mësuar me duartrokitjet dhe homazhet e turmave dhe është krejt e natyrshme për të që t’a lavdërojnë.

Kohët e fundit, ndërsa po zbriste shkallët e hotel “Europa”, në Salzburg, një vajzë e vogël në publik nxitoi t’a takonte dhe i dha një kurorë me trëndafila të purpurta.

— Ah! Trëndafilat e bukur! reagoi Moisiu duke i marrë. — Dhe sa aromë të mirë që kanë! Faleminderit, vogëlushe…

Por vogëlushja, duke e parë që po nisej në rrugën e tij:

— Hej! Zotëri! Ju më detyroheni tri shilinga! …”

Komento:
Loading...