Largimi i Alesia Bamit, reagojnë nga Tv Klan: E kishte mbushur kupën

0
111
Loading...

Ditët e fundit u komentua shumë në media largimi nga emisioni “Stop” i velinës Alesia Bami.

Mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit e cila konfirmoi disa nga hipotezat për largimin e saj.

Sipas modeles/velinës arsyeja që ajo nuk është më pjesë e emisionit u bë një intervistë e saj në “Top Channel”.

Ndërkohë burime nga Tv Klan kanë folur për Blitz.al dhe kanë treguar se arsyeja e vërtetë e largimit të Alesias është kjo.

“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj, të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin paraprakisht leje tek dy drejtuesit e emisionit Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj”.

Alesia mesa duket është revoltuar nga marrëdhënia e acaruar dhe ka zhvilluar intervistën në “Top Channel” në “ftesë në 5” pa marrë asnjë leje.

Komento:
Loading...