Kur është themeluar Tepelena, origjina intriguese e emrit dhe gjurmët ilire

0
287
Loading...

Origjina e emrit: Gjeneza e emrit Tepelena është shpjeguar në mënyra të ndryshme. Ekziston varianti Tepedelenë (kokëshpues) krahas Tepe e Lenës (Kodër e Lenës) e jo më pak intrigues e bindës është emri Antibylynë (përballë Bylynëve), që më pas evoluoi në Tepelenë.

Në lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë.

Në fundin e shekullit të 9-të, Tepelena hyn në Themën e Nikopopjës pastaj në Despotatin e Epirit.

Themeluar: Rreth shek IV.

Objektet kryesore: Kalaja e Ali pashë Tepelenës

Data historike: Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës. Më 1789 Tepelenën ra në dorë të Ali pashë Tepelenës.

Karakteristika: Është një vendbanim i hershëm që lidhet me ndërtimin e një kështjellë në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës.

Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës.

Emblema e qytetit të Tepelenës

Emblema e qytetit të Tepelenës ka formën e një shqyti, me tre veçori përkatëse: fushën e kuqe, bedenat e kalasë me ngjyrë të zezë dhe luani që ngrihet mbi bedena me ngjyrë të verdhë. Ngjyra e kuqe e fushës dhe ngjyra e zezë e bedenave përfaqësojnë shenjën e flamurit tonë kombëtar, të shtetit shqiptar.

Luani që ngrihet mbi bedena, me ngjyrë të verdhë, flet qartë për guximin, qëndresën, forcën dhe fitoren. Në fund të shqytës është porta e hapur, që simbolizon mikpritjen, bujarinë dhe shpitin e pastër të tepelenasve.

Emblema është kompozuar nga heraldisti i njohur Gjin Varfi.

Komento:
Loading...