Kujdes kur bëni ‘screenshot’ në Instagram, do të zbuloheni

0
455
Loading...

 

http://ina-online.net/wp-content/uploads/2017/08/instaa-780x439-696x392.jpg

Instagram tani i mbron përdoruesit nga miqtë që ‘spiunojnë. Rrjetet sociale janë bërë “spiune” të mëdha. Nuk mund të bësh një veprim të vogël sepse menjëherë do e lajmërojnë personin me të cilin po flasim se për shembull nëse e kemi parë apo jo mesazhin, kur ka qenë hera e fundit që kemi qenë online, etj.

Sikur të mos mjaftonin këto tashmë edhe Instagram-i do i tregojë bashkëbiseduesit tuaj, nëse ju i bëni “screenshot” fotos që ai ose ajo ju ka dërguar.

Pra nëse po flisni me dikë në Instadirect, dhe ju dërgojnë një foto dhe ju asaj fotos i bëni screenshot, atij ose asaj do i shkojë njoftimi për veprimin që keni bërë.

Pra kini kujdes, pasi nëse po mendonit t’ja dërgonit shoqeve tuaja foton, ta keni parasysh se ai e di qe i keni bërë screenshot.

Komento:
Loading...