Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

0
233
Loading...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Thaçi, përmes një konference për shtyp.

Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm, që po përshëndetet nga të gjithë. Duke vlerësuar edhe vullnetin e mirë të shtetit të Malit të Zi dhe udhëheqjes kosovare në 48 orët e fundit, por edhe përpjekjet tona për dy vite e gjysmë, unë si President i Kosovës dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nxorëm një deklaratë të përbashkët, që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për marrëveshjen mbi Demarkacionin.

Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në formën e marrëveshjes si instrument ligjor detyrues ndërkombëtar, i jep fund një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë detyrimin e fundit për liberalizimin e vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Deklarata e dy presidentëve erdhi pas vizitës dyditore të kryeministrit malazez, Dusko Markoviç.

Komento:
Loading...