Kopjojnë “Fiks Fare”, edhe moderatorët e këtij emisioni e nisin me puthje në buzë

0
314
Loading...

Në Top Channel ka nisur një emision i ri i cili që në mënyrën e prezantimit, u kuptua se do të “thyente disa rregulla”.

Bëhet fjalë për “Pop Culture”, i sjellë nga dy moderatorët simpatik Dojna Mema dhe Klevi Kadilli.

Si për të ironizuar të gjithë ata që bënë zurmën e madhe për puthjen e famshme të Devit dhe Dorit në nisjen e “Fiks Fare”, edhe Dojna me Klevin e nisën me një puthje në buzë.

“Kur e bënë ata të Fiksit, pse të mos e bëjmë dhe ne,” tha Kelvi.

Ndërsa Dojna iu përgjigj: Çfarë do thonë tani, që jemi heteroseksualë?

Nëse marrim parasysh vëmendjen e madhe që tërhoqi “Fiks Fare” me puthjen e dy moderatorëve, përpos kritikave të shumta, duket se edhe “Pop Culture” ka zgjedhur të njëjtën mënyrë, por nuk patën të njëjtin rezultat.

“Pop Culture” vjen në vend të “Top Select”, emision  dedikuar muzikës. Ai do të ruajë pothuajse të njëjtin format, por risi do të jenë intervistat me të ftuarit.

 

Komento:
Loading...