Kombëtarja U-21, Bushi nis punën : Asnjë nuk ka refuzuar thirrjen

0
284
Loading...

Alban Bushi ka nisur aventurën e tij në stolin e skuadrës përfaqësuese të 21 vjeçarëve. Në “stage”-in stërvitor që do të zhvillohet nga data 18 deri më 25 Janar në qytetin e Durrësit, tekniku ka zgjedhur të grumbullojë 21 futbollistë për të ndërtuar bazat në kuadër të eliminatoreve të ardhshme të Europianit. Ish sulmuesi i përfaqësueses shqiptare theksoi ndër të tjera se asnjë nga lojtarët e kontaktuar nuk e ka refuzuar ftesën për tu veshur kuqezi

Më tej Bushi deklaroi se objektivi kryesor i kombëtares së 21 vjeçarëve nuk është kualifikimi në finalet e Europianit, por evidentimi i elementëve të veçantë që në të ardhmen mund ti shpërbjenë përfaqësueses së të rriturve

Në listën e  lojtarëve të përzgjedhur nga tekniku i kombëtares U-21 vihet re fakti që shumica e tyre janë shqiptarë të Kosovës, si për shëmbull Bardhec Bytyqi, Valdrin Mustafa apo edhe Çlirim Shabani.

Komento:
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen − 7 =