Kina ndërton “bazën Mars” për të simuluar një zbarkim në Planetin e Kuq (FOTO)

0
381
Loading...

 

Kina i ka dhënë jetë bazës “Mars” mes Tibetit dhe Mongolisë: Një zonë shkretuar dhe izoluar për të simuluar zbarkimin në planetin Mars.

Marsi në Tokë

Nëse njeriu ende ëndërron të vendosë këmbën mbi Mars, për pak kohë do të jetë Marsi që do të zbarkojë në Tokë. Kjo falë projekt hapësinorë kineze që ka vendosur të ndërtojë Bazën Mars për të bërë eksperimente rreth jetës së një ekuipazhi astronautësh në Planetin e Kuq pas udhëtimit të madh.

Mes Tibetit dhe Mongolisë

Vendi i zgjedhur është pllaja e Qinghai, mes Tibetit dhe Mongolisë, një zonë e shkretuar, e vetmuar me shkëmbinj dhe lugina të thata me ngjyra të kuqërremte.

Xinhua, agjencia e lajmeve të Pekinit i shoqëroi fotot e pllajës së Qinghai me diçiturën: “Vendi më marsian në të gjithë Tokën”.

Mbi 60 milionë dollarë

Në projektin e sapo prezantuar baza do të shtrihet në 95 mijë metra katrorë. Përveç instalimeve për kërkimet dhe stërvitjen e astronautëve, qendra “marsiane” do të ketë edhe një park tematik për turistët e interesuar. Për ndërtimin e qendrës janë dhënë 60 milionë dollarë.

Joshja e Planetit të Kuq

Planeti i Kuq josh jo vetëm shkencëtarët, por edhe njerëzit e zakonshëm.

600 veta janë ofruar vullnetarë në një mision pa kthim në Mars.

Projekti u publikua në vitin 2013 dhe quhet Mars One. Projekti synon të dërgojë në Mars dy meshkuj dhe dy femra.

Përse është tharë planeti Mars

Tashmë e dimë se dikur Marsi ka qenë i pasur me ujë. Por ajo që s’dimë dhe shkencëtarët përpiqen të kuptojnë është se përse planeti kuq është kaq i thatë dhe i pa jomirëpritës. Teoritë janë të shumta dhe variojnë nga përplasja e asteoridëve e deri ngjarjet katastrofike apo edhe të erës së erozionit solarë.

Marsi është planeti i katërt nga Dielli dhe i shtati për nga madhësia. Rrotullimi i tij rreth vetës zgjatë 24 orë dhe 39 minuta, ndërsa rrotullimi rreth Diellit 687 ditë. Marsi ka dy Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë të vegjël që rrotullohen rreth tij. Marsi (greqisht: Ares) është Zoti i luftës. Planeti ndoshta e mori këtë emër për shkak të ngjyrës së kuqe për këtë Marsi është referuar disa herë si Planeti i Kuq.

Komento:
Loading...