Këta janë 100 miliarderët më të pasur në fushën e teknologjisë

0
281
Loading...

Bill Gates vazhdon të kryesojë listën si miliarderi më i pasur i teknologjisë në botë, duke luftuar me konkurrentin e tij, miliarderin e Amazon, Jeff Bezos, i cili ishte për një periudhë shumë të shkurtër personi më i pasur në botë si pasojë e rrites së aksioneve të tij online në korrik të këtij viti.

Gates, bashkëthemelues i Microsoftit, kompania teknologjike amerikane, ka një vlerë prej  84.5 miliardë dollarë, shumë pak përpara Bezos, me 81.7 miliardë dollarë, referuar gjithmonë listës së publikuar nga Forbes “100 më të pasurit në botë në fushën e teknologjisë”.

Mark Zuckerberg, bashkëthemelues i Facebook, është i treti me 69.6 miliardë dollarë, me rreth 16 miliardë më shumë në krahasim me një vit më parë.

Sipas Forbes, për herë të parë, vlera totale e 100 miliarderëve më të pasur të teknologjisë në botë ka tejkaluar shifrën 1 trilion dollarë, një rritje prej 21 për qind krahasuar me një vit më parë.

Miliarderët aziatikë vazhdojnë të rriten në radhët e tyre.

Ma Huateng, i njohur gjithashtu si Pony Ma, Drejtori Ekzekutiv i Tencent, grupi kinez i rrjeteve sociale, ka pothuajse të njejtin nivel rritjeje krahasuar edhe me Z. Zuckerberg dhe Z. Bezos, me një fitim prej 14.7 miliardë dollarë më shumë se një vit më parë. Jack Ma, themeluesi i Alibaba, shitësi kinez online, është emëruar si miliarderi më i pasur i teknologjisë në kontinentin aziatik me një pasuri prej 37.4 miliardë paund, me një rritje prej 11.6 miliardë dollarë nga viti i kaluar.

Nga 100 më të pasurit, 50 janë shtetas amerikanë, duke përfshirë tetë nga 10 më të pasurit.

Tridhjetë e tre janë nga Azia, ku gjysma e tyre jetojnë në Kinë apo Hong Kong. Ndërsa Lei jun, themeluesi i Xiami, prodhuesi i smartfonëve, ishte ai që kishte pësuar më shumë humbje gjatë këtij viti, humbje që llogariten të kenë arritur vlerën 2.9 miliardë dollarë.

Lista e 100 miliarderëve më të pasur në në fushën e teknologjisë

 

  1. Bill Gates –  $84.5b
  2. Jeff Bezos – $81.7b
  3. Mark Zuckerberg – $69.6b
  4. Larry Ellison – $59.3b
  5. Larry Page – $43.9b
  6. Sergey Brin – $42.7
  7. Jack Ma – $37.4b
  8. Ma Huateng – $36.7b
  9. Steve Ballmer – $32.9b
  10. Michael Dell – $22.4b
  11. Masayoshi Son – $22.4b
  12. Elon Musk – $20.7b
  13. Paul Allen – $20.5b
  14. Lee Kun-Hee – $18.3b
  15. Azim Premji – $18.2b
  16. William Ding – $16.1b
  17. Robin Li – $15.8b
  18. Shiv Nadar – $13.5b
  19. Dustin Moskovitz – $13.3b
  20. Hasso Plattner – $12.6b
  21. Zhang Zhidong – $12.5b
  22. Eric Schmidt – $12.4b
  23. Terry Gou – $10.2b
  24. Dietmar Hopp – $10.2b
  25. Liu Qiangdong – $10.1b
  26. Zhou Qunfei – $10b
  27. Eduardo Saverin – $9.7b
  28. Jan Koum – $9.6b
  29. Pierre Omidyar – $9.3b
  30. James Goodnight – $8.9b
  31. Joseph Tsai – $8.7b
  32. Pan Zhengmin – $7.6b
  33. David Duffield – $7.3b
  34. Hiroshi Mikitani – $7.3b
  35. Gordon Moore – $7.1b
  36. Jay Y. Lee – $6.9b
  37. Lei Jun – $6.9b
  38. Brian Acton – $6.3b
  39. Kwon Hyuk-Bin – $6.2b
  40. John Doerr – $5.7b
  41. David Sun – $5.7b
  42. John Tu – $5.7b
  43. Gabe Newell – $5.5b
  44. Andreas von Bechtolsheim – $5.4b
  45. Yeung Kin-man – $5.4b
  46. Ralph Dommermuth – $5.3b
  47. Lam Wai Ying – $5.2b
  48. Garrett Camp – $5.1b
  49. Travis Kalanick – $5.1b
  50. David Cheriton – $4.9b
  51. Fu Liquan – $4.8b
  52. Kim Jung-Ju – $4.8b
  53. David Filo – $4.7b
  54. Lin Xiucheng – $4.6b
  55. Mark Scheinberg – $4.5b
  56. Marc Benioff – $4.4b
  57. Jiang Bin – $4.4b
  58. John Sall – $4.4b
  59. Yusaku Maezawa – $4.3b
  60. Barry Lam – $4.2b
  61. Jen-Hsun Huang – $4b
  62. Robert Pera – $4b
  63. Jeffrey Skoll – $4b
  64. Henry Samueli – $3.9b
  65. Nathan Blecharczyk – $3.8b
  66. Brian Chesky – $3.8b
  67. Joe Gebbia – $3.8b
  68. Jack & Laura Dangermond – $3.7b
  69. Denise Coates – $3.6b
  70. Teddy Sagi – $3.6b
  71. Rishi Shah – $3.6b
  72. Yuri Milner – $3.5b
  73. Judy Faulkner – $3.4b
  74. Michael Moritz – $3.4b
  75. Henry Nicholas, III. – $3.4b
  76. Reid Hoffman – $3.2b
  77. Scott Lin – $3.2b
  78. Bobby Murphy – $3.2b
  79. Evan Spiegel – $3.2b
  80. Frank Wang – $3.2b
  81. Wang Xing – $3.2b
  82. Douglas Leone – $3.1b
  83. Romesh T. Wadhwani – $3b
  84. Zhang Fan – $3b
  85. Jim Breyer – $2.9b
  86. Min Kao – $2.9b
  87. Gil Shwed – $2.9b
  88. Thomas Siebel – $2.9b
  89. Jason Chang – $2.8b
  90. Meg Whitman – $2.8b
  91. Jeff Rothschild – $2.7b
  92. Simon Xie – $2.7b
  93. Mike Cannon-Brookes – $2.6b
  94. Scott Cook – $2.6b
  95. Scott Farquhar – $2.6b
  96. Robert Miller – $2.6b
  97. Adam Neumann – $2.6b
  98. Sean Parker – $2.6b
  99. Wang Laichun – $2.6b
  100.  Wang Laisheng – $2.6b
Komento:
Loading...