Këshilla të thjeshta PER JU HUMANE për të përmirësuar shëndetin tuaj!

0
50
Loading...

Bëni yoga, drejtoni makinën , ngrini pesha, reduktoni karbohidratet , refuzoni pjet, këto janë vetëm disa nga gjërat që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni shëndetin tuaj. Por cilat janë disa gjëra specifike që ekspertët ju rekomandojnë njerëzve për të mbajtur shëndetin e tyre.

Sipas Dr Nadine Sammy, ligjëruese e asociuar për sport dhe shkencat e stërvitjes në Universitetin e Exeter, thotë se ne duhet të përqendrohemi tek përmirësimi i mendjes sonë duke ndërtuar vetëdijesim. Vetëdijesimi është aftësia për të njohur dhe kuptuar disponimet, emocionet dhe mund të luajë një rol vendimtar në përmirësimin e mirëqenies mendore dhe fizike me kalimin e kohës.

“Duke kuptuar ndjenjat, motivet dhe sjelljet tuaja, mund të filloni të veproni më me vetëdije në mënyrë që të bëni zgjedhje më të mira për veten tuaj”, thotë ajo.
“Për shembull, cili është motivimi juaj për të ushtruar? Keni më shumë kile ose më pak, kjo d të jetë një mënyrë për të reflektuar mbi atë që po bëni, me qëllim që stërvitja mos të kthehet në rutinë.

“Të kuptuarit më të mirë na lejon të luajmë në pikat tona të forta dhe të ndërtohemi mbi dobësitë tona, duke nxitur kështu që të jemi vetja jonë më e mirë”, shton ajo.
Të ktheni aktivitetin fizik në një rutinë të përditshme- thotë Dr Rhys Thatcher. Të regjistroheni në palestër, apo të bëni vrap në natyrë, janë vetëm disa nga gjërat që ju vijnë në mendje, kur vendosni të humbni disa kilogramë:”, thotë Rhys Thatcher
“Por, edhe pse shkoni në palestër shumë prej nesh do të largohen pas një apo dy muajsh, thotë Dr Rhys Thatcher nga Universiteti Aberystwyth. Ai rekomandon gjetjen e mënyrave për të inkorporuar stërvitjen në mënyrë rutinore në jetën tonë të përditshme.

Ka shumë mënyra për ta bërë këtë, shmangni ashensorët kur shkoni në punë, parkoni makinën larg qëndrës tregtare kur shkoni për të bërë pazar, bëni disa minuta në këmbë në mëngjes teksa shkoni në punë. Nëse ecni 30 minuta në ditë në këmbë, kjo do të rris aktivitetin tuaj, ndërsa gjithashtu do të keni edhe përfitime emocionale.
Një mënyrë tjetër që mund t’u ndihmojë të rrisni aktivitetin fizik, është të adoptoni një qen. Të keni një qen në shtëpi jeni të detyruar të dilni për të paktën 30 minuta në ditë së bashku me qenin tuaj. Kjo gjithashtu do të jetë një plus për shëndetin tuaj.

Ekspertët thonë se shumëllojshmëria e ushqimeve me bazë bimore është gjithashtu e rëndësishme. Ne të gjithë kemi dëgjuar për rëndësinë e konsumimit të frutave dhe perimeve.
Sipas Dr Megan Rossi, një hulumtuese në Departamentin e Mbretërisë së Londrës për shkencat ushqyese, nuk është vetëm sasia e ushqimit që duhet të hani por edhe shumëllojshmëria e ushqimeve.
“Ne duhet të synojmë të paktën 30 ushqime të ndryshme me bazë bimore në javë”, thotë ajo. Kjo është për shkak se diversiteti i bimëve është menduar të ketë një rol kyç në shëndetin e mirë të zorrëve.
Alergjitë, obeziteti, sëmundja e zorrëve Parkinson, madje edhe depresioni janë të gjitha të lidhura me bakteret në zorrën tonë.

Gjithashtu një tjetër mënyrë për të përmirësuar shëndetin tuaj , sipas ekspertëve është të buzëqeshni më shpesh.
‘Mos shpenzoni aq shumë kohë duke u fokusuar në çështje që nuk ju dhurojnë kënaqësi dhe humor, por të bëni diçka që ju bën të buzëqesh’ thotë Dr James Gill.

“Ka lista të gjërave specifike që mund të bëni për ta aktivizuar jetën tuaj më të shëndetshme, por nëse nuk e shijoni jetën tuaj, ndoshta nuk do të bëni asnjë ndryshim të vështirë ose sfidues për vitin e ardhshëm”, thotë Dr Gill, një locum GP dhe studiues në WarWick Medical School.

Komento:
Loading...