Kësaj i thonë stërvitje! Xhemi Shehu ngre peshë trajnerin dhe duhet ta shihni që ta besoni

0
58
Loading...

Xhemi Shehu është një nga femrat më tërheqëse dhe seksi të ekranit shqiptar dhe na duhet të themi që moderatorja punon fort që të ruajë linjat që ka.

Prej kohësh ajo është shumë aktive në Instagram, ku publikon foto nga momentet dhe orët që kalon në palestër.

Por sot, Xhemi ka të gjitha meritat tona pasi ka bërë një ushtrim mjaft të vështirë falë ndihmës së trajnerit Edmond Stafa.

Dhe ja ku e kemi: ky i fundit qëndron mbi Xhemin ndërkohë që kjo e fundit ka marrë një pozicion të ngjashëm me atë të bërjes së pompave.

Vetëm se ushtrimi i quajtur Doubleplank, që të ndihmon për të forcuar muskujt e barkut dhe të këmbëve, nuk parashikon lëvizje si pompat, fatmirësisht!

Xhemi arrin të ruajë ekuilibrin dhe të na dëshmojë të gjithëve se është një mjeshtre e ruajtjes së fizikut të rregullt.

Komento:
Loading...