Ja sesi të fshini skedarët e lënë pas nga Windows Update

0
293
Loading...

Më në fund Microsoft ka gjetur një zgjidhje për përditësimet e Windows dhe përdoruesit janë të lumtur tashmë.

Windows Update përmban orët aktive, ri-ndezjet manuale dhe ndërprerjet manuale të përditësimeve, raporton pcworld.

Kështu do të keni versionin më të fundit të sistemit operativ pa u shqetësuar për kontrollin e vazhdueshëm të përditësimeve.

Por është një pjesë e Windows Update që ka nevojë për vëmendjen tuaj: skedarët e vjetër që ngelen pas. Ata mund të zënë shumë hapësirë.

Në vend që të prisni për Windows-in të pastrojë këto skedarë pse të mos e bëni ju?

Ja sesi të fshini skedarët e vjetër të Windows Update

-Hapni menunë Start dhe shkruani Control Panel e më pas shtypni Enter
-Shkoni tek Administrative Tools
-Një dopjo klik në Disk Cleanup
-Përzgjidhni opsionin Clean up system files
-Përzgjidhni opsionin Windows Update Cleanup
-Nëse është i disponueshëm mund të përzgjidhni edhe opsionin Previous Windows installations.
-Klikoni OK
-Prisni që Windows të kryejë procesin e fshirjes së skedarëve.

Komento:
Loading...