Italianët, më të shëndetshmit në botë, ja ku renditen shqiptarët

0
456

Italia renditet si vendi me popullsinë më të shëndetshme në botë.

Shqipëria, sipas të njëjtit sondazh renditet në vendin e 50-të, ndërsa Kosova ndodhet jashtë listës prej 50 vendeve më të shëndetshme.

Bloomberg Global Health Index, i cili ka renditur 163 vendet e botës sipas shëndetit të popullatës, ka vënë kombin italian si më të shëndetshmin në botë, pavarësisht ekonomisë që po kalon nëpër sfida të vështira.

Edhe pse Italia është një nga vendet më të zhvilluara, rritja ka ndaluar për dekada të tëra, 40 për qind e të rinjve janë pa punë dhe vendi po ballafaqohet me borxhin më të lartë në botë në raport me madhësinë e ekonomisë së saj.

Megjithatë, italianët janë në formë më të mirë se sa amerikanët, kanadezët dhe britanikët, të cilët kanë presionin e gjakut dhe kolesterolin më të lartë, si dhe shëndetin mendor më të dobët.

Italia gjithashtu ka një “tepricë të mjekëve”, ka thënë Tom Kenyon, një mjek dhe shefi ekzekutiv i organizatës botërore humanitare Project Hope.

Madje për koinçidencë, një nga emisionet më të shikuara televizive në Itali quhet “Doktori në familje”.

Italianët gjithashtu gëzojnë një dietë të mirë, të pasur me perime dhe vaj ulliri, shkruan prestigjiozja Bloomberg.

Komento:
Loading...