Ish-zv.ministri i Ekonomisë: Paketa A ishte e mangët, krijoi pasiguri te biznesi i vogël

0
176

Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi, thotë se një programim më i mirë i paketës së parë financiare që dha qeveria do të shmangte rritjen e numrit të të papunëve. Në një lidhje Skype me gazetarin Nertil Agalliu për emisionin “Në Fokus” në studion e TvT, Haxhi tha se nëse paketa fillestare për përballimin e pandemisë do të ishte më e gjerë, bizneset do të kishin fituar siguri dhe nuk do të largonin punonjësit.

“Rama tha do të mbështesim të gjithë të papunët që kanë dalë të papunë pas të enjtes. Për mendimin tim, mbase paketa A duhej të ishte më e zgjeruar. Paketa A ishte për biznesin e vogël që kishte ndërprerë aktivitetin në vijim të masave të Ministrisë së Arsimit. Kjo paketë B e shtrin veprimin edhe te bizneset që e kanë ndaluar aktivitetin edhe te turizmi e të papunët. Mbase edhe paketa A, duke qenë se parashikimi për 7 miliardë lekë është gjetur, mund të ishte gjetur qëkur u njoftua paketa A, në mënyrë që  edhe këta punonjës të kishin një pagesë si ata të paketës A dhe biznesi të kishte qartësi dhe siguri që do të kishte mbështetje për pagat e punonjësve”, tha ai.

Komento:
Loading...