Irani po sjell agjentë maskuar si diplomatë në Shqipëri?

0
25
Loading...

Irani po dërgon agjentë terroristë jashtë vendit nën petkun e diplomacisë! Ky ka qenë alarmi i ngritur së fundmi nga mediat amerikane, në bazë të një raporti të detajuar të një organizate të opozitës iraniane me bazë në Paris.

Sipas gazetës “Washington Times”, regjimi iranian i ka kthyer ambasadat në Austri, Shqipëri apo Irak në vende ku planifikohen sulme terroriste. Të dhënat u publikuan nga një raport i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një organizatë e lidhur me opozitën iraniane, i cili pasqyron sipas gazetarëve amerikanë të gjithë spektrin e ndërhyrjeve të Teheranit në Lindjen e Mesme dhe komplotet e saj në Europë, e veçanërisht në Shqipëri, ku strehohen mijëra anëtarë të MEK-ut.

Duke u bazuar tek raporti, gazeta amerikane ngre alarmin se Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori iranian në Shqipëri vepron në fakt si një agjent i regjimit iranian. Zyrtari i lartë Ministrisë Iraniane të Inteligjencës u caktua si ambasador në vendin tonë në vitin 2016.  Sipas WT Shqipëria është e rëndësishme pasi në të njëjtin vit, MEK përfundoi zhvendosjen e selisë së tij nga Iraku në Tiranë. Opozita e strehuar në vendin tonë thotë nga ana tjetër se ambasada ka planifikuar disa misione kundër anëtarëve të saj.

“Ambasada po vihet gjithnjë e më shumë nën kontrollin e agjentëve të MOIS-it”, thekson raporti i Këshillit të Rezistencës Iraniane. “Regjimi po shpenzon miliarda dollarë për të financuar agjendën e tij agresive në Lindjen e Mesme dhe Europë, ndërkohë që shumica e popullatës iraniane po jeton në varfëri”, thuhet në raportin 57 faqesh. Të dhënat përshkruajnë  shpërndarjen e dyshuar të militantë të myslimanë nën petkun e diplomacisë. “Pasi anëtarët e MEK-ut ngritën shtëpinë e tyre të re në Shqipëri, Irani e ka kthyer ambasadën e tij në Tiranë në një nga ambasadat më të rëndësishme iraniane në Europë. Në vitin 2017, Mostafa Roudaki, përgjegjës për stacionin e inteligjencës në ambasadën iraniane në Austri, u zhvendos në Shqipëri për rritjen e spiunazhit dhe aktiviteteve terroriste kundër MEK-ut”, thekson raporti.

Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori iranian në Shqipëri dhe Presidenti Ilir Meta

Sipas të dhënave, agjentët kontaktohen nga një sërë organesh shtetërore si Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, Ministria e iraniane Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Organizata e Inteligjencës. Vetëm në Siri, Garda Revolucionare kontrollon deri në 100,000 trupa. Iranianët luftojnë së bashku me forcat e presidentit sirian Bashar Assad, i cili thotë ka vrarë mijëra civilë të pafajshëm për të qëndruar në pushtet”, shkruan “Washington Times”.

Raporti veçon edhe emrat e disa “diplomatëve” iranianë, të cilët punojnë sipas të dhënave të opozitës si agjentë të infiltruar:

⦁ Assadollah Assadi. I vendosur në ambasadën iraniane në Vjenë si një “këshilltar”, zoti Assadi është, sipas raportit, ekspert për vendosje e eksplozivëve dhe udhëhoqi operacionet për vrasjen e forcave amerikane në Irak nga 2004 deri në 2008. Autoritetet europiane arrestuan Assadin në korrik për planifikimin e një sulmi terrorist kundër disa anëtarëve të opozitës iraniane në Paris.  Sipas të dhënave, MOIS e ka kthyer ambasadën e Vjenës qendrën e orkestrimit të sulmeve ndaj disidentëve iranianë. Një gjykatë gjermane këtë muaj miratoi ekstradimin e zotit Assadi në Belgjikë.

⦁ Reza Amiri Moghadam. Sipas raporti, kreu i njësisë së operacioneve të MOIS-it është vendosur jashtë shtetit si “diplomat”. Agjentët e MOIS-it në Europë i raportojnë atij në Teheran. “Ai është figura kryesore e operacionet terroriste të regjimit jashtë Iranit, veçanërisht në Europë dhe në SHBA”, shkruan WT duke iu referuar të dhënave.

Zyrtarët e lartë te ushtrisë iranian në Aleppo

⦁ Iraj Masjedi. Ambasadori iranian në Irak është ish- komandant ushtrisë iraniane. Sipas të dhënave ai orkestroi një sulme kundër trupave amerikanë në Irak. Ai është gjithashtu një këshilltar kryesor i komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit dhe armiku i betuar i SHBA-ve. Ai kontrollon milicitë shiite në Irak. Të gjitha operacionet terroriste të regjimit iranian në Irak u kontrolluan dhe komanduan nga zoti Masjedi”, thotë raporti i opozitës iraniane. ” Irani ka vazhduar të ndërhyjë në Irak nën maskën e ambasadorit të saj”.

Duke iu referuar raportit të opozitës iranianë, gazeta “Washington Times” shkruan gjithashtu se Irani ka derdhur deri në 100 miliardë dollarë në Siri për të ndërtimin e bazave  dhe furnizimin me armë.

Lojëra spiunazhi në Shqipëri

Shqipëria është vënë në qendër të pretendimeve të muxhahedinëve të strehuar në vendin tonë, të cilët shprehen se Këshilli i Lartë i Sigurisë i Iranit po planifikon sulme terroriste kundër grupit opozitar. Sipas tyre, regjimi ka dërguar agjentët e tij në Ambasadën Iranian në Shqipëri, në mënyrë që të spiunojnë dhe të komplotojnë një sulm terrorist kundër MEK.

Grupi opozitar shprehet se falë spiunëve brenda regjimit ka arritur të zbulojë se forcat speciale të regjimit iranian janë duke përgatitur terrenin për akte terrorizmi në Europë, veçanërisht në Shqipëri, ku jetojnë një numër i madh i anëtarëve të MEK-ut. Sipas tyre, sulmet në tokën shqiptare janë e vetmja mënyrë për të sulmuar MEK-un, pa përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë Iranin. Në një artikull të publikuar në “Iran Neës Update”, MEK pretendon se Ministria e Punëve të Jashtme iraniane është duke lobuar tek qeveritë europiane, veçanërisht në Shqipëri, me qëllim që të kufizojnë aktivitetet e Rezistencës iraniane brenda kufijve të tyre. Artikulli thekson gjithashtu se regjimi iranian planifikon të dërgojë agjentët e saj në Shqipëri për t’u bërë shtirur si anëtarë të MEK-ut, në mënyrë që të sulmojnë organizatën nga brenda.

Baza e MEK në Shqipëri

Por shqetësimi më i madh është prania e regjimit në Shqipëri. Disa nga anëtarët e MEK, thanë për “Fox News” se ambasada iraniane është vënë në lëvizje dhe ka dërguar nëpunës të inteligjencës saj në Tiranë. Sipas rrjetit televiziv amerikan, Shqipëria është kthyer në një nga objektivat kryesore të regjimit islamik pasi strehoi, më shumë se 3,000 disidentë të lartë iranianë, në vitin 2016. Vetë Këshilli Kombëtar i Iranit (NCRI) deklaroi se regjimi kishte planifikuar t’i vriste në Irak dhe se strehimi i tyre në Shqipëri ishte kthyer në një “pengesë të madhe” për regjimin.

I intervistuar nga “Fox News”, ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, deklaroi disa muaj më parë, se zyrtarët amerikanë e kishin paralajmëruar se duhet të rriste masat e sigurinë për mbrojtjen e tij. Majko ka bërë të ditur për median amerikane se kohët e fundit ka marrë një kërcënim me jetë. “Nuk kam frikë- u shpreh ai- Edhe pse se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt”.

Komento:
Loading...