Instagram ndërmerr masa për parandalimin e sulmeve nga hakerët

0
365
Loading...

instaaa_6.jpg

Gabimi në API-n e Instagramit, në sistemin për programimin e aplikacionit, u ka mundësuar hakerëve që të hakojnë llogaritë e personaliteteve të njohura, dhe të arrijnë deri te numrat e tyre të telefonit dhe adresat e-mail.

Në Instagram kanë pranuar se bëhet fjalë për një dobësi në sistem, por nuk kanë pranuar të tregojnë se cilat yje ishin cak i sulmit të hakerëve.

Tash për tash është i sigurt vetëm hakimi i profilit të këngëtares amerikane Selena Gomez, të cilën e ndjekin 125 milionë përdorues të Instagramit, transmeton KosovaPress. Në profilin e saj kohë më parë kanë dalë fotot lakuriqe të ish-dashnorit të saj Justin Bieber.

Në Instagram thonë se për sulmin e hakerëve kanë njoftuar të gjithë përdoruesit, të cilët kanë profil të verifikuar dhe i kanë këshilluar që të jenë të kujdesshëm nëse pranojnë thirrje, SMS ose e-mail nga numra të panjohur.

Nuk dihet nëse hakerët kishin për qëllim vetëm disa profile të personaliteteve të njohura, apo nëse të gjithë pronarët e profileve të verifikuara ishin cak i sulmit.

Në Instagram thonë se gabimi është rregulluar dhe se po hetojnë se si ka ardhur deri tek ai.

Komento:
Loading...