Ilaçet që japin shpresë kundër koronavirusit

0
27
Loading...

Krahas vaksinave, shpresë në luftën kundër koronavirusit po japin edhe ilaçet. Një prej medikamenteve që po jep rezultat është ilaçi eksperimentar “Remdesivir”.

Përmes kurave me këtë ilaç, një i infektuar është shëruar plotësisht në Itali, në klinikën San Martino në Xhenova. I shëruari është një 79-vjeçar, i cili kishte filluar kurimin më 7 Mars.

Ai rezultoi negativ ndaj koronavirusit në dy testet e kryera së fundi dhe brenda pak ditëve do të dalë nga spitali. Rezultate shpresëdhënëse kanë dhënë edhe disa pacientë të tjerë që po kurohen me “Remdesivir”. I njëjti ilaç është përdorur në kurimin e shumë pacientëve në Kinë.

Ndërsa në Francë, rezultate ka dhënë klorokina, ilaçi që përdoret kundër malaries. Nga testet klinike ka rezultuar se ¾-at e pacientëve të trajtuar me këtë ilaç janë shëruar brenda 6 ditëve dhe kanë rezultuar negativë më pas ndaj testeve të koronavirusit. Ndërsa 90% e të prekurve që nuk janë trajtuar me ilaçe vijojnë të jenë të infektuar.

Komento:
Loading...