“Humbi para në bixhoz dhe u zhyt në borxhe”/ U largua nga Shqipëria, zbulohet ku jeton ish-futbollisti Kombëtares Shqiptare

0
16
Loading...

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe ekipit të Tiranës, Indrit Fortuzi, u largua në nëtor të vitit 2015 nga Shqipëria, pasi e shoqja e tij u kallëzua për mashtrime. Gjithashtu largimi i tij erdhi edhe pasi ish-futbollisti kishte humbur shuma të mëdha parash në lojërat e fatit, e kishte shumë para borxh.

Por sot, rreth 3 vite më vonë, “Zogu” mësohet se është vendosur në Kanada, ku nuk i është ndarë fushave të blerta. Fortuzi ka nisur punë si trajner në ekipin kanadez ProStars FC, ekip i cili luan në divizionin e tretë kanadez, raporton Panorama Sport.

Ai është trajner i ekipit të meshkujve, mes shumë ekipeve për femra, apo edhe të akademive, që ka klubi ProStars.

Në CV e tij shënohen edhe disa nga arritjet më të mëdha të Fortuzit, si dhe licencat që ka për të trajnuar.

Komento:
Loading...