Humb vendin e tretë për 1 kg, Çalja përfundon në spital pas garës

0
279
Loading...

Peshëngritësi i Shqipërisë, Briken Çalja nuk mundi që të merrte medalje në kampionatin Botëror që po zhvillohet në SHBA vetëm për një kg. Në kategorinë deri ne 58 kg për meshkuj peshëngritësi ynë është renditur në vendin e katërt dygarësh, dhe në shkëputje.

Gjithsesi mësohet se 27-vjeçari nuk është ndjerë mirë në përfundim të garës dhe ka humbur ndjenjat. Ai është shoqëruar në spital nga stafi i kombëtares sonë. Gjendja e tij është stabilizuar pas vizitës që ai ka kryer në Kaliforni.

Gjithsesi shtangisti e mbylli konkurrimin në vendin e 4-t në shkëputje, me 142 kg të ngritura dhe në vendin e 5-të në shtytje, me 175 kg të ngritura, ndërsa në dygarësh u rendit i 4-ti, me 317 kg, ku vlen të përmendet se vendi i 3-të ngriti 318 kg në dygarësh.

Pra, Briken Çalja ka mbetur për vetëm 1 kg jashtë zonës së medaljeve, por gjithsesi, edhe ky rezultat mund të quhet i suksesshëm për shtangistin shqiptar.

Më herët, për Shqipërinë garoi edhe Evangjeli Veli, e cila u rendit e 8-a në botë, ndërsa sot pritet të konkurrojnë edhe Krenar Shoraj, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj, me shkodranin që pretendon zonën e medaljeve.

Komento:
Loading...