Guardiola: Real Madridi bëri që e la të ikte Ronaldon, ka humbur 60 gola

0
21
Loading...

Pep Guardola mendon se Real Madridi ka bërë një gafë që e la Cristiano Ronaldo-n që të ikte.

“CR7 është i pazëvendësueshëm. Pa atë, Reali ka humbur 50-60 gola. Ai nuk është vendimtar vetëm si finalizues, por edhe si lojtar ekipi”, deklaroi teknik i City-t, që portugezin njeh mirë, nga koha kur ishte në stolin e Barcelonës dhe të dyja klubet luftonin për lavdi në Spanjë dhe Evropë.

Nesër do të luhet “El Calsico” dhe interesimi është mjaft i madh për këtë duel.

“Të dyja skuadrat, por në përgjithësi i gjithë futbolli spanjoll kanë qenë me fat që për gati një dekadë të shijonin lojën e dy lojtarëve më të mirë të botës, pra të Messi-t dhe të CR7-ës. Prania e tyre në fushë dhe shifrat e jashtëzakonshme kanë ndihmuar shumë që të rritej fama e La Liga-s në nivelin ndërkombëtar.

El Clasico është speciale dhe si gjithnjë nuk ka favoritë. Barça ka avantazhin që të luajë në shtëpi dhe ky fakto ka peshë të madhe”.

Komento:
Loading...