Gattuso: Dua të shoh 11 qen të tërbuar në fushë

0
18
Loading...

Gennaro Gattuso pranon se Betis e ka shkatërruar Milanin në Europa League, por ekipi i tij nuk ka vdekur.

“Sampdoria ka një mbrojtje solide, ka pësuar vetëm katër gola dhe punon shumë”,shprehet trajneri në prag të ndeshjes së radhës në Serie A.

“Vijmë nga dy humbje të rënda, por nuk kemi vdekur. Dua të shoh një skuadër të karikuar, një skuadër me karakter dhe dëshirë për të përmbysur situatën, sepse e di që mund të bëjmë shumë më mirë.

Më duhet të analizoj paraqitjet e fundit dhe të kuptoj pse kemi luajtur me frena dore. Duhet të japim më shumë në aspektin individual.

Për momentin nuk po e shijojmë futbollin tonë. Duhet të zbulojmë përsëri dëshirën për të luajtur futboll, të lëvizim topin dhe të ushtrojmë presion mbi kundërshtarin.

Nuk ka më vend për justifikime, duhet të marrim përgjegjësi, nëse gjithmonë gjejmë justifikime, nuk kemi për të shkuar larg.

Betis na shkatërroi dhe ishte një zhgënjim i madh për ne. Ndaj Sampdoria-s dua të shoh 11 qen të tërbuar në fushë. Dua të shoh të gjithë me energjinë e Cutrone-s”, tha Gatusso.

Komento:
Loading...