Frashër Krasniqi shkruan kundër Albin Kurtit, Shpend Ahmeti ia bën ‘like’

0
9
Loading...

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi përmes një statusi në facebook ka reaguar pas postimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fitoren e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar se Kosova ka treguar spektakël dhe se të rinjtë kanë potencial për futboll.

Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar Kurti.

Por, për këtë mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës nga ana e Kurtit, ka reaguar deputeti Frashër Krasniqi duke i rikujtuar Kurtit se dikut thoshte se kemi një kombëtare.

Është krejt në rregull t’i ndërrosh qëndrimet në politikë. Por tërësisht hipokrite nëse i ndërron ato dhe nuk e pranon se ke ndryshuar. Pra e gënjen popullin që unë jam i njëjti. Albin Kurti sot e mbështeti ekipën e Kosovës (dhe shumë mirë që e ka bërë këtë), por dikur thoshte se ne kemi vetëm një kombëtare kurse kjo e Kosovës përbën tendencë për dobësimin dhe ndarjen e kombit”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në Facebook.

Ai tutje i ka rikujtuar Krutit se “dikur thoshte për Isa Mustafën që është argat i Serbisë dhe i PDK-së, kurse mbrëmë tha që ai e paska nisur çkapjen e shtetit (atëherë, qenka interesante se pse e votoi VV-ja për rrëzimin e qeverisë së kaluar që paska “nisur çkapjen e shtetit””?!).

Në postimin e tij Krasniqi ka shkruar se Kurti e di se me cilat simbole luajti ekipa e Kosovës, të cilën sonte e uroi, por nuk kishte lënë gjë pa thënë kundër tyre që u ngritën në këmbë kur u lëshua himni në përvjetor të Pavarësisë.

Mos të flasim pastaj për ndryshimin e qëndrimeve të tij në raport me negociatat me Serbinë; qëndrimet ndaj Erdoganit; etj”, ka përfunduar Krasniqi.

Këtë postim të Frashër Krasniqit kundër Albin Kurtit e ka pelqyër edhe kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti.

Komento:
Loading...