Formula për gjumë të përsosur dhe zgjim të lehtë nga gjumi

0
344
Loading...

 

http://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/06/o-SLEEP-TIPS-facebook.jpg

Trajneri i fitnesit Craig Ballantyne shpeshherë shkruan në blogun e tij për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe gjumit të mirë.

Ai ka themeluar një formulë të cilën e quan teknika “10-3-2-1-0”, falë së cilës ju mund të bëni një gjumë të mirë dhe të zgjoheni në mëngjes me energji të plotë!

Craig beson se gjumi ideal i natës fillon gjatë ditës – po pra, ju duhet të bëheni gati shumë orë para se t’i fikni dritat, transmeton Telegrafi.

Kjo është ideja e tij:

10 orë para gjumi

Dhjetë orë më herët duhet t’i pastroni enët e gjakut nga simulantët që përmbajnë kafeinë. Prandaj, mos konsumoni kafe apo çaj të zi, pije energjike apo çokollatë dhjetë orë para se të flini.

3 orë para gjumi

Mos hani asgjë apo mos konsumoni alkool nëse vetëm tri orë ju ndajnë nga gjumi. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjoheni në mëngjes me energji të plotë.

2 orë para gjumi

Dy orë para gjumi mos mendoni për punën, e lëre më të punoni. Gjithçka lini për nesër.

1 orë para gjumi

Nga kjo periudhë shmangni pajisjet elektronike si televizorin, kompjuterin apo ekranet e celularit. Sado që ju tërheqin Facebook-u, Twitter-i etj., lërini sytë dhe mendjen t’ju pushojë!

0 minuta para se të bie alarmi

Ndaleni alarmin dhe menjëherë zgjohuni nga gjumi. Mos bini pre e joshjes së gjumit dhe t’i riktheheni prapë shtratit. Tu zgjuarit menjëherë posa të bie alarmi ju ndihmon ta themeloni këtë shprehi esenciale.

 

Komento:
Loading...