Formula 1, “stop” femrave seksi para dhe pas garave

0
285
Loading...

Vajzat seksi që shoqërojnë pilotët para garave të Formula 1 në të ardhmen mund të mos ekzistojnë më. Pronarët e rinj të Formula 1 po mendojnë që t’i largojnë ato. “Shumë njerëz besojnë se tashmë kjo është një traditë e dalë jashtë mode, por disa mendojnë se ato duhet të vazhdojnë të qëndrojnë. Kur t’i shohim të gjitha opinionet, do të marrim një vendim për të mirën e sportit tonë”, – tha Chase Carey, pronari i Liberty Media, që zotëron kuotat e shumicës së Formula 1.

Kjo gjë do të ndodhë jo vetëm para garës, por edhe në momentin që pilotët ngjiten në podium dhe vajzat seksi shoqërojnë pilotët, që shpesh i lagin ato me shampanjë pas fitores. Po ju si mendoni, duhen apo jo femrat seksi para dhe pas mbarimit të garës së Formula 1?

Komento:
Loading...