Flet policja që humbi gishtat: Plasësja më ra në trup dhe doja ta hiqja

0
14
Loading...

Në një rrëfim për emisionin “Open” me Eni Vasilin, policja e plagosur në dorë, Ina Nuka tregon momentin e plagosjes nga një plasëse.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.

Zyrtarisht Policia e Shtetit bën me dije se janë 12 efektivët e policisë të plagosur, ku dy prej tyre paraqiten në gjendje të rëndë.

Ndërkohë të lënduar nga përplasja e sotme kanë mbetur edhe disa protestues, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Komento:
Loading...