Fevziu: Dy shërbime të huaja kërkuan ndihmën e medias për të publikuar të dhëna për krimin shqiptar

0
17

Blendi Fevziu ka deklaruar sot në një intervistë për emisionin “Fakt” në “syri.net” se situata me krimin në Shqipëri është serioze në maksimum dhe po shqetëson seriozisht partnerët e vendit tonë.

Fevziu ka zbuluar se të paktën dy shërbime partnere të Shqipërisë i kanë kërkuar medias që të publikojë të dhënat se paratë e krimit në Hollandë po investohen në Shqipëri dhe se krimi shqiptar në Hollandë ka mbështetje nga njerëz me pushtet në Tiranë.

Po kështu ai ka deklaruar se shërbimet italiane kanë komunikuar me mediat para një viti për të zbuluar se nga paratë e kanabisit në Shqipëri mbeten 200 milionë euro.

Pjesë nga deklarata e Fevziut:

“Krimi shqiptar, sipas informacione shumë të rezervuara, paratë e paligjshme që bën në Hollandë dhe Belgjik po i investon në Shqipëri. Ka informacione që njerëzit që janë problematik me krimin në Holandë dhe Belgjikë janë njerëz me mbështetje të fortë në Shqipëri. Unë nuk di të them, kush, përderisa shërbimet e këtyre vendeve detyrohen ta bëjnë publike përmes medias diçka të tillë. Rreth një vit më parë ne kemi pasur deklaratën e shërbimeve sekrete italiane që na kanë deklaruar që rreth 200 milion euro neto nga tregtia e kanabisit mbeten në Shqipëri.

Dhe 200 milion është investitori më i madh në vend. Nuk ka asnjë që të investoj 200 milion euro në vit në Shqipëri s’ka asnjë investitor në këtë aspekt shërbimet amerikane duhet të jenë më të avancuara nga të gjitha. Shumë persona që merren me këtë gjë janë të shqetësuar për dy arsye:

E para sepse paratë e krimit të organizuar, infrastruktura e krimit të organizuar që ka nisur për drograt e buta siç është kanabisi etj, mund të përdoret për drogëra të forta, pra dikush që transporton një ton kanabis nuk e ka problem të fusë 2 kg kokainë mjafton që ai të dijë rrugën e komunikimit.

E dyta është një shqetësim ende i pa përligjur, por gjithmonë parandalues, që krimi mund të vihet në funksion të organizatave terroriste. Mendohet që organizatat kanë parat dhe mjetet financiare dhe fanatizmin e tyre ndërsa krimi i organizuar mund të shërbej si infrastrukturë pa pyetur se pse ndodh kjo, ky është një shqetësim që është evidentuar një vit e gjysmë më parë”.

Komento: