FED Invest rrit portofolin e kredisë për fermerët, 4.2 miliardë lekë për vitin 2019

0
90
Loading...

Me misionin për të ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, për banorët e zonave rurale të vendit, FED Invest është institucioni financiar që po rrit përfshirjen financiare duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë “rurale”. Sipas statistikave të fundit gjatë nëntorit të këtij viti, portofoli i kredisë në FED mbërriti në rreth 3.7 miliardë lekë, ndërsa objektivi për vitin 2019 është 4.2 miliardë lekë me një portofol të depozitave në vlerën 3.7 miliardë.

Njëherësh po zbaton aktualisht dy projekte; projekti katër vjeçar, bashkëpunim i Agjencisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) dhe FED invest, “Përfshirja Financiare e Fermave Familjare në Shqipëri” dhe projekti 4-vjeçar i financuar nga Qeverinë Holandeze, EFSE DF and Rabobank International “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale” gjendjes aktuale financiare dhe ekonomike (sidomos në prodhimin bujqësor) të familjeve në zonat rurale.

Mundësia e financimit në bujqësi është rritur më tej, pasi në korrik të këtij viti, institucioni nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “IPARD II” si dhe Skemave Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, të financuara nga Qeveria Shqiptare me qëllim rritjen e ofertës dhe promovimin e produkteve financiare, që u vihen në dispozicion bizneseve të cilat operojnë në zonat rurale.

Gjithashtu ka zgjeruar gamën e shërbimeve për të gjithë anëtarët e saj, në zonat urbane dhe semi urbane, për të zhvilluar aktivitetet e tyre në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura dhe të rrisin kapacitetet. Krahas Bujqësisë dhe Blegtorisë financimet mund të jenë edhe për  Prodhim, Shërbime, Tregti, Kredi Familjare, Investime, Projekte, Hoteleri, Transport, Shërbime në turizëm etj.

Me 26 vitet e tij po zhvillon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët falë përvojës së fituar ndër vite dhe përvojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. Ka 60 degë të shtrira në të gjithë territorin e vendit dhe mbulon mbi 1700 fshatra, ku së fundi  është zgjeruar në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë, për më tej dhe për 2019-n, FED invest do të hapë dy degë të reja.

Komento:
Loading...