Fatos Nano flet për divorcin me Rexhinën dhe për vetminë: I pari ngelet vetëm…

0
336
Loading...

 

Në një intervistë me rastin e 20 vjetorit të Opinion, Fatos Nano foli për të shkuarën e tij në një bisedë të shkurtër me Blendi Fevziun.

Ai ka kujtuar vitet në politike dhe në ekranet televizive. I pyetur nga Fevziu, ai tha se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.

Intervista në atë kohë ishte për divorcin me Rexhina Nanon.

Fevziu: Atëherë, si e more vendimin për të ardhur ne studio dhe për të folur për divorcin dhe çfarë mund të thuash tani?

Nano: Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkëshorten Rexhina dhe që për fat të mirë i kemi dhënë një zgjidhje që na mundëson të marrim fryme lirisht. Kemi dy familje…por që komunikojmë.

Fevziu: Je penduar që je marrë me politike?

Nano: Çfarë mund të bëja tjetër… Mund të them se nuk e kam bërë keq punën, e kam bërë me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe.

Duke folur për “herët e para” të karrierës së tij politike, Nano tregoi anekdotën e fshatarëve partizane që dilnin në mal për të luftuar.

“Është e vështirë të jesh i pari. Kur fshatarët partizane dilnin në mal, nënat atëherë i porosisnin: Bir në krye mos dil se do hash ndonjë plumb, por as i fundit mos rri, se të kapin rob”, tregoi duke qeshur Fatos Nano.

“Është e vështirë të jesh i pari sidomos në Shqipëri sepse politikanët shqiptarë dolën nga një periudhë e gjatë komunizmi dhe mesa duket në mendjet dominante të klasës politike vazhdonin të ishin të pranishme konceptet e luftës së ftohtë, bardh e zi. Cilido që është përballë që kërkon pushtetin për të cilin po luftoj vet, është armik. Nga kjo pikëpamje pjesa më e madhe kanë qenë shumë kondicionalë. Unë nuk isha përgjithësisht kondicional dhe mesa duket mënyra e vecantë në të cilën i kam shkruar gjërat, nuk është gëlltitur nga mjedisi i madh i politikës post-komuniste”.

Ai foli pak për klimën konfliktuale në kohën kur ishte aktiv në politikë dhe më shumë për ndjesinë e të qenit i harruar nga njerëzit. “I pari ngelet vetëm”, u shpreh ish kryeministri, duke shtuar se “njerëzit mirënjohës janë specie e rrallë”.

Komento:
Loading...