EMRI/ Rudina Hajdari krijon parti të re

0
30
Loading...

Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re.

Emri i partisë së re do të jetë Bindja Demokratike.

Pjesë e saj do të jenë ish-zyrtarë të Partisë Demokratike.

Konfirmohet se pjesë e partisë së Rudina Hajdarit do të jetë edhe Astrit Patozi.

Ndërkohë, pas deklaratës së ambasadës amerikane e cila nxit këdo që ka dëshirë të kandidojë të futet në zgjedhje, ka reaguar deputetja Rudina Hajdari.

Në një koment në Twitter, Hajdari shkruan se bojkotimi i zgjedhjeve është vetëvrasje politike.

“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve si një alternativë opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, shkruan Hajdari.

Komento:
Loading...