E rrallë/ Fëmija i parë për vitin 2019 në Zvicër është shqiptar

0
81
Loading...

Kishin kaluar vetëm tre minuta nga Viti i Ri, kur ka lindur fëmija i parë në Kantonin e Gjenevës, që deri më tani raportohet se është i pari që ka lindur në Zvicër.

Fëmija i parë është shqiptar, derisa deri më tani nuk ka emër. Prindërit mund të vendosin deri më 4 janar për emrin e tij, shkruan “20Min”.

Babai i foshnjës është Ejup Limani (37-vjeçar), i cili punon si piktor, përcjell albinfo.ch.

Fëmija ishte dashur të lindte më 25 dhjetor. “Falë pushimeve kishim më shumë kohë për të rëndë dakord për një emër”. Por, ai ka një emër të preferuar. “Më pëlqen Aulon, por gruaja ime ende nuk është e sigurt”, thotë Ejupi, përcjell albinfo.ch.

Si për koincidencë, ky raportohet se është fëmija i parë i lindur në Zvicër.

Në kantonin e Bernës, Elea Siegenthaler lindi 51 minuta pas mesnatës. Prindërit e Eleas janë nga Ochlenberg. Vajza është e gjatë 52 centimetra dhe peshon 3260 gramë në lindje.

Në Zvicrën Qendrore, sipas Tagblatt, Bera, ishte vajza e parë e vitit të ri. Ajo lindi në 01:30. Të gjitha foshnjat e lindura për Vitin e Ri janë mirë, shkruan albinfo.ch.

Komento:
Loading...