E dini sa e kanë rrogën dy velinat e “Stop”?

0
371
Loading...

 

Dy velinat e reja që shoqërojnë Saimirin dhe Gentin në emisionin investigativ “Stop” janë Alesia Bami dhe Onelda Shkjau.

Edhe pse nuk janë pjesë e trupës së baletit të “Albi Nako Dance”, vajzat ia kanë marrë dorën kërcimit dhe për performancën e tyre paguhen mjaftueshëm mirë.

Kështu dy bukuroshet e “Stop” marrin jo më pak se 600 euro në muaj, 200 euro më shumë sesa koleget e tyre në “Fiks Fare” që marrin 400 euro në muaj, raporton “Shqiptarja”.

Nga dy velinat, Alesia Bami është një emër i njohur në fushën e modës. Ajo ka qenë pjesë e “ICON Agency” në moshën 13-vjeçare, dhe një prej modeleve të para të agjencisë.

Më pas u bë pjesëmarrëse në shumë konkurrse bukurie, ku dhe u vlerësua me disa çmime. Në “Miss Universe Albania 2014”, Alesia është vlerësuar si shoqëruesja e dytë e Miss-it. Tashmë, jashtë fushës së modelingiut, Alesia do të tregojë edhe aftësitë e saj në balet.

Komento:
Loading...