Fillimi Lajme Maqedoni Dyshohet se Gruevski nuk është më në Hungari

Dyshohet se Gruevski nuk është më në Hungari

0
11
CBD86D2E-486C-4676-98C0-CB255293648C-5103-000003E0A9A0FF37.jpeg
Loading...

Informacione të reja janë plasuar sot në mediat e rajonit lidhur me arratisjen dhe vendndodhjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Avioni luksoz privat të cilin e shfrytëzon qeveria hungareze dhe biznes-elita, mes të cilëve edhe kryeministri Viktor Orban, mëngjesin e së mërkurës më 14 nëntor, ka fluturuar për Beograd, dhe më pas është kthyer në Budapest. Fluturimi për Beograd ka ndodhur një dit pasi ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka publikuar në Facebook, se gjendet në Budapest dhe kërkon azil politik, shkruan portali hungarez “Atlatszo”. Me këto informata pretendohet se Gruevski nga Sërbia drejt Hungarisë ka fluturuar me aeroplanin e kryeministrit Orban, një ditë pasi kishte njoftuar opinionin se ai tanimë ndodhej në Budapest. Ndërkohë mediat në Hungari, por edhe agjencia e lajmeve Fokus në Bullgari kanë dalë me dyshime se Gruevski tanimë e ka lëshuar Hungarinë dhe është nisur drejt një vendi të tretë, ose këtë planifikon ta bëj gjatë ditëve në vazhdim. Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev i cili ngriti dilemën se ish kryeministri Nikolla Gruevski mund të jetë kidnapuar, ka reaguar sot VMRO-DPMNE-ja opozitare. Këta të fundit këtë deklaratë e quajnë të turpshme dhe fajsojnë Zaevin se ka akuzuar Hungarnë për kidnapinim e ish kryeministrit Gruevski.
Naum Stoilkovski
“Zoran Zaevi dje dy herë e plasoi tezën se Gruevski ka qenë i kidnapuar? Me gjithë peshën e funksionit të kryeministrit, Zaev dje dy herë e akuzoi Republikën e Hungarisë se ka kidnapuar qytetarë të Maqedonisë, ish kryeministër, kryetar nderi të opozitës, person që është në proces gjyqësor. Republika e Maqedonisë nuk meriton një turp të tillë”

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së e ka quajtur kryeministrin Zaev si bartës të terrorit dhe përndjekjes në Republikën e Maqedonisë, ndërsa ministrin Oliver Spasovski realizator i kësaj ndjekje. Derisa këta dy funksionarë janë në pushtet, VMRO-DPMNE thotë se do të ballafaqohemi me frikë brenda vendit dhe me turp në arenën ndërkombëtare.

Naum Stoilkovski

“Dyshja e këtillë krijon fate të shtetit, rrëfime për atë se kush duhet të përfundojë në paraburgim, kush të lirohet, kush të burgoset për terrorizëm dhe kush të amnestohet nëse voton siç dëshiron Zoran Zaev. Në Republikën e Maqedonisë tanimë nuk ekziston gjyq, nuk ekziston prokuror, ekziston vetëm Zoran Zaevi”

Zëdhënësi Stoilkovski ka akuzuar poashtu se paraburgimi i Mile Janakievskit dhe Kiril Bozhinovskit dëshmon për keqpërdorimin e shërbimeve të sigurisë në vend dhe për përndjekje të presidentit të shtetit. Më 11 nëntor, ish kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia, në kohën kur kërkohej nga policia për tu burgosur në burgun e Shutkës, ku duhej të vuante dënimin për rastin Tanku.

Komento:
Loading...