Daniel Godelli Kampion Europe ne Shtyrje ne Split

0
289
Loading...

Medalje e artë për Daniel Godellin, në shkëputje, medalje e argjendtë për Erkand Qerimajn në shtytje, me shkodranin që rrëmben edhe bronxin për në dygarësh. Është një histori e jashtëzakonshme, një histori suksesi dhe pasioni, një histori këmbëngulje, një histori krenarie shqiptare ajo që mori jetë në kampionatin Europian të peshëngritjes në Split të Kroacisë. Dy kampionë, dy fenomenë kuqezinj, që nderojnë vendin në kategorinë 77 kg, ashtu sic bënin në Europianin e Tel Avivit në 2014 kur të dy ndanë për 20 gramë peshë trupore medaljen e artë dhe të argjendtë.

Secili sipas mënyrës së tij. Për Godellin është një rikthim i madh, “Dragoi” ngjitej sërish në pedanë pas dy vjet mungese për shkak të dënimit pas Botërorit të Kazakistanit, pa bujë, por me forcë e krenari ashtu sic di të bëjë vetë. Dështon në tentativën e parë në shtytje me 156 kilogram, dështon edhe në të dytën me 158 kg, dhe kur dukej se do të ishte një rikthim i pafat, guxon të paimagjinueshmen duke e cuar shtangën në 161 kilogram, emocione të jashtëzakonshme, dhe ja ku është, rikthimi i Daniel Godellit, medalje e artë në shkëputje, aty ku Qerimaj ishte renditur i gjashti me 155 kilogram.

Gara mes tyre vazhdon në shtytje, Godelli ngre me sukses provën e parë me 186 kg dhe është në lojë për të artën, por dështon dy tentativat e mëpasëshme, me 191 dhe 192 kilogram, mëkat, me 347 kg në total renditet i katërti. Qerimaj nuk dorëzohet, këmbëngulës deri në ekstrem, dështon në provën e parë me 188 kilogram, nuk ja del edhe në të dytën në 190 kg, dhe bën atë që bëri Godelli në shkëputje, gjithcka për gjithcka në provën e tretë në shtytje me 193, kg, e pabesueshme, por është ky Erkan Qerimaj.

Me 348 kilogram, Qerimaj renditet i dyti në shkëputje i parakaluar nga rumuni Dumitru Captari që kishte bërë namin në baterinë B duke ngritur 200 kg, e argjendtë për të në shtytje, i treti në dygarësh me 348 kg, një më shumë se Godelli. Janë të dy fitimtarë, janë të dy të artë, një Ronaldo dhe një Messi shqiptar, është ky rikthimi i tyre.

Video Player

Komento:
Loading...