Dacia në Top 20 veturat më të shitura në Bashkimin Evropian (Foto)

0
410
Loading...

Dy modelet e veturave të Dacia janë veturat që kanë hyrë në listën e top 100 makinave më të shitura në Bashkimin Evropian. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Dacia-së kur dihet se në Evropë ofrohen mbi 250 modele të ndryshme nga dhjetëra prodhues të njohur të veturave.

Dacia Sandero ka zënë vendin e njëzetë në çerekun e parë të vitit, me mbi 48,000 makina të shitura, ndërkohë që SUV Duster, që është ranguar në vendin e 36-të, është shitur në 36,000 njësi, ka raportuar Ziarul Financiar.
Logan, që prodhohet poashtu në fabrikat e Dacia, është në vendin e 107-të, ndërsa modeli i Ford që prodhohet në Romani rankohet në pozitën e 114-të, bën të ditur carsalebase.com.

Veturat më të shitura në Evropë janë Volkswagen Golf me 115,000 njësi në tremujorin e parë, dhe Ford Fiesta dhe Renault Clio, me mbi 85,000 njësi të shitura.

Sandero ka arritur të tejkalojë modelet si Peugeot 308 dhe Renault Megane, të cilët janë shitur në 45,000 dhe 42,500 njësi.

Dacia është pjesë e Renault Group e cila dominon tregun evropian me dy modelet e reja, Clio dhe Captur ndërsa super-vetura e saj elektrike, Trezor është zgjedhur si vetura më e bukur në Geneva Motor Show.

Javën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet panairi i madh i veturave, ndërsa AutoMita, përfaqësuesi zyrtar i Dacia, Renault dhe Nissan do t’i ekspozojë të gjitha modelet e reja të veturave të Dacia në panair. Dacia Sandero ofrohet me çmim fillestar prej 99 euro në muaj. /Telegrafi/

Komento:
Loading...