Çudira nga Holanda! Përsëriten penalltitë 21 ditë pas gabimit arbitral

0
15

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kupën e Holandës, ku klubeve amatore të FC Lisse dhe Hoek iu është dashur të përsëritin penalltitë 21 ditë pas ekzekutimit të tyre.

Gjithçka për shkak të një gabimi të arbitrit, që gjatë takimit të 20 shtatorit të përfunduar 2-2 (Kupa e Holandës është e strukturuar si FA Cup), vendosi ekzekutimin e 11-metërshave sipas mënyrës eksperimentale ABBA, e cila nuk parashikon alternimin automatik të skuadrave në pikën e bardhë.

Një zgjedhje që nuk u pranua nga Federata Holandeze e Futbollit, e cila kërkoi të riluhej ndeshja.

Por FC Lisse, skuadra fituese, apeloi vendimin duke kërkuar të mbrojë suksesin e arritur në fushë dhe 15 mijë eurot e parashikuara për kalimin e raudit, për t’u përballur më pas me Heracles Alemelo. Ndërkohë Gjykata Sportive pranoi të mos përsëritej e gjithë ndeshja, por vetëm penalltitë.

Për rrjedhojë Hoek udhëtoi sërish 200 km për të gjuajtur 5 penallti.

Pas ekzekutimit të tyre rezultoi fituese skuadra e Demanet, e cila mundit FC Lisse 5-6 me penalltinë vendimtare të Vandepitte.

Komento: