Ç’ndodh në Tiranë kur një vajzë kërkon ndihmë pasi e ngacmon një “maniak” (VIDEO)

0
23

Nëse një vajzë do t’ju kërkonte ndihmë pasi e ngacmon një djalë në rrugë, si do të vepronit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, emisioni “Xing me Ermalin” ka realizuar një kamera të fshehtë, ku protagonist ishte Soni dhe një vajzë e bukur.

Kjo e fundit ndaloi disa persona për t’iu kërkuar të qëndronte pak me ta, ose ta shoqëronin, ndërkohë që “maniaku” (Soni) i kërkonte me ngulm të pinin një kafe.

Në video shihen reagime të ndryshme, por më të pabesueshmet janë nga vajzat apo gratë, që ndoshta nga frika përgjigjen: “Nuk kemi kohë” apo “Unë s’të shoqëroj dot”.

Meshkujt në përgjithësi tregohen të gatshëm ta ndihmojnë vajzën. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Komento: