Civici tregon arsyet e pabarazisë në Shqipëri

0
96
Loading...

Ekonomisti Adrian Civici i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora deklaroi se në Shqipëri ka pabarazia në shoqëri ka ardhur për shkak të efektit strukturor.

Civici: Pse ka pabarazi? Unë mendoj që pabarazia ka dy shpjegime. Një pjesë e atyre që po themi janë të pasur sot, kjo pjesë mund të jetë edhe e vogël, kanë përfituar nga të gjitha mekanizmat korruptivë, klientelistë, politikë, ndoshta kanë përfituar edhe më shumë nga seç e mendonin, por pjesa kryesore e pabarazisë në Shqipëri, mendoj se vjen nga efekti strukturor.

Që do të thotë se sot më pak se 10% e aktorëve ekonomikë kontribuojnë me 90% të PBB dhe për pasojë frutet e kësaj GDP-je shkojnë po tek ata.

Një pjesë e madhe dërrmuese qoftë edhe nga pikëpamja territoriale, po të shohësh një zonë të ngushtët bregdetare nga Shkodra në Tiranë, Vlorë e deri diku ca ishuj siç mund të jetë Korça apo ndonjë rajon tjetër është gati 80- 85% e kapitalit që ka Shqipëria e përqendruar. Çka do të thotë se pjesa tjetër e territorit është jashtë dinamikës ekonomike.

Komento:
Loading...