Çfarë mendon Monika Kryemadhi kur Ilir Meta është në Opinion: Blendi Fevziu është shumë i poshtër

0
583

ftuar në transmetimin maratonë të “Opinionit” është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Pasi e ka mirëpritur në studio Blendi Fevziu ka shfaqur në ekran disa pamje filmike dhe një përmbledhje nga Opinion ndër vite për Kryemadhin.

Ajo është shprehur se këto pamje e kanë bërë të dallojë ndryshimin e madh tek vetja.

E pyetur nga Blendi Fevziu se për çfarë do ta kritikonte  tek ai kur është përball bashkëshortit të saj Ilir Meta në intervistë, Kryemadhi është shprehur se kur sheh Opinionin me Meteë thotë: “Blendi Fevziu është shumë i poshtër. Si nuk ndryshoi njëherë ky njeri”.

Monika Kryemadhi: “Pasi ti ke provokuar shumë, dhe ke nxjerr më të mirën e debatit them di të ngacmoj njerëzit”.

Blendi Fevziu: Tmerri më i madh është kur bëhet intervistë më Ilir Metën. Ilir Meta është programor provokoje sa të duash. Ama vjen një ditë që ti e pret të qetë ai është kompletë e kundërta. Pra Metën nuk e kupton dot.

Komento:
Loading...