Ç’do ndodhë me plazhet? Përgjigja e Ramës do t’u pëlqejë qytetarëve

0
123

Një lajm i mirë është dhënë këtë mbrëmje nga kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për “Opinion” në Tv Klan.

Kreu i ekzekutivit tha se këtë verë plazhi do të jetë i lirë dhe nuk do të ketë asnjë kontratë private për të vendosur çadra apo shezlongë, përveç hoteleve.

“Nuk mund të rrimë të mbyllur pa turistë, por marrjen e këtij risku do të thotë që të gjithë të bëjnë çmos të respektojnë ato pak rregulla që janë… Ne nuk duam që të vëmë masa drastike si po bëjnë disa shtete jashtë… Nuk do bëjmë plazh me policë e ushtarë, por duam mirëkuptimin e shqiptarëve. Një gjë e sigurt dhe që do t’u pëlqejë shqiptarëve, është se nuk do lejohet asnjë kontratë private për shezlonge për çadra, përveç hoteleve.

Të gjitha plazhet e tjera do të jenë të lira, publike dhe njerëzit do bëjnë plazh siç bënim dikur kur ishim të vegjël, ku s’kishim shezlong  dhe akomodoheshim me mjete rrethanore.

Plazhet do jenë masivisht publike dhe s’do ketë më njerëz që dalin me hunj dhe dhëmbë të prishur, që u thonë turistëve paguaj 10 euro që të futesh këtej, e 20 euro që të dalësh andej… Plazhet do t’i kenë shqiptarët, shqiptarët e të gjitha trojeve”.

Komento:
Loading...