Cana: Kur takova Monikën i thashë ne nuk do të zgjasim shumë sepse do të martohem me shqiptare

0
18

Të gjithë e dimë sesa patriot është Lorik Cana, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.

Tatuazhet e tij në trup dhe mbështetja për atdheun ka treguar ndër vite sesa e do Shqipërinë.

Kur Cana vendosi të bënte publike lidhjen e tij me arkitekten Monica, të gjithë u çuditën pasi ajo ishte italiane.

Në intervista të ndryshme ai kishte deklaruar se gruaja e tij do të ishte pa dyshim shqiptare.

Po dashuria nuk njeh kombësi!

Cana u dashurua me Monica-n, u martuan dhe më pas u bënë me një djalë, Boikenin.

Në një intervistë së fundmi për “Wake Up” në Top Channel, Loriku nuk e kishte menduar kurrë që do të martohej me Monicën.

Ai madje i kishte thënë asaj që lidhja e tyre nuk do të zgjasë shumë pasi ai e kishte vendosur të martohej me shqiptare.

Ne kemi bashkëjetuar disa vite. Madje kur e kam njohur i thashë ne nuk do të zgjasim shumë sepse do të martohem me shqiptare”, ka treguar Loriku.

Por Monica me qetësi dhe pa u nxituar aspak ia arriti që të martohej me Lorikun, dhe t’i ndryshonte atij mendimin.

Komento: