Brexit: Loja e shtatë gabimeve

0
63
Loading...

Nga Florence Biederman

Britania e Madhe po ofron tashmë prej muajsh të tërë spektaklin e pazakontë të një vendi në konfuzion të plotë, të paaftë të dijë se çfarë dëshiron për Brexit-in, që është një çështje me rëndësi historike dhe ekzistenciale dhe që po shkon nga shtyrja në shtyrje.

Më poshtë ndodhet seria e gabimeve që çuan në ngërçin aktual:

David Cameron

Ish-kryeministri konservator, i cili është në favor të qëndrimit në BE, mendon se mund ta zgjidhë ndarjen e partisë së tij njëherë e përgjithmonë me një referendum që ai e propozon në mënyrë të pamatur, ndërkohë që është në koalicion me liberal-demokratët duke e ditur se këta eurofilë do ta kundërshtojnë.

Por, ata do të hiqen nga lista në zgjedhjet e ardhshme dhe Cameron mbetet i vetmi mjeshtër në bord, i detyruar të përmbushë premtimin e tij pas organizimit të këtij konsultimi të rrezikshëm, më 23 qershor të 2016-ës.

Partia Laburiste

Partia kryesore e opozitës, e menduar të jetë eurofile, në shtator të vitit 2015 zgjodhi në krye të saj Jeremy Corbyn, një euroskeptik dhe kandidat që askush nuk priste, pasi ai përfaqësonte krahun e majtë ekstrem të laburistëve. Për pasojë, Corbyn po bën një fushatë të dobët për qëndrimin në BE dhe votimin e Brexit.

Theresa May

Kryeministrja, menjëherë pas marrjes së detyrës, vendosi të shkelë nenin 50, nen ky që parashikon një afat dyvjeçar për përfundimin e daljes nga BE-ja. Për më tepër, ajo dëshiroi të vendoste një datë specifike në ligj, atë të 29 marsit 2019. Ky nënvlerësim i vështirësive ka çuar në dy kërkesa për shtyrje deri më sot.

Sërish Theresa May

Në qershor të vitit 2017, udhëheqësja bën gabimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për të kaluar projektin e saj mbi Brexit duke humbur kështu shumicën absolute të saj. Më pas iu desh të zbuste versionin e saj mbi Brexit dhe mbi të gjitha, të bëhej aleate me partinë e vogël federaliste, DUP, irlandezo-veriore, ku pozicionet e tyre të papërshtatshme mbi çështjen ekzistenciale për ta, BE dhe BM, do të çonte në prishjen e marrëveshjes Brexit, e refuzuar tri herë në Parlament.

Theresa May 3

Ajo vendos që nga fillimi dritën e kuqe për bisedimet me BE-në duke lënë jashtë bashkimin doganor dhe tregun e përbashkët, ndërkohë që bie në një gropë edhe më të madhe: fatin e kufirit në Irlandë, midis republikës së jugut, anëtare e BE-së dhe krahinës veriore britanike. Mungesa e konsultimit për një çështje kaq të rëndësishme me opozitën laburiste do të kontribuonte shumë në bllokim.

Brexiters

Frika e sinqertë eurofobike e Partisë Konservatore qëndron më shumë për një Brexit pa kompromis, që do ta shihte vendin të dilte në det të hapur dhe të hapte krahët në tregun ndërkombëtar, pa zinxhirët e BE-së, deri në atë pikë saqë Brexit, që ata duan aq shumë, duhet të shtyhet.

Deputetët

Dëshironin të rifitonin kontrollin e Brexit dhe të mbanin një seri votimesh të supozuara për të përcaktuar një pozicion të shumicës. Por, ata nuk arrijnë të bien dakord pas dy votimeve që do t’i përgjigjeshin skenarëve të mundshëm./AFP/ATSH

Komento:
Loading...