Brenda 20-vjetorit luksoz të vajzës së Majlinda Bregut, Kejda i vë flakën Tiranës me fishekzjarre

0
28
Loading...

Prej disa muajsh ajo është vendosur në kryeqytetin belg ku po ndjek studimet e larta.

Megjithatë edhe pse fokusi i saj parësor nuk është jeta publike dhe të qenit pjesë e shtypit rozë në Shqipëri, sërish të qenit bija e një mamaja të famshme, në rastin konkret të një prej politikaneve më të njohura në vend si Majlinda Bregu, e kanë pozicionuar bukuroshen Kejda Ajazi në qendër të shumë lajmeve.

Sigurisht që hiret e saj nuk mund të mos i shpëtin vëmendjes mediatike, aq më tepër që vajza e madhe e familjes Bregu-Ajazi bie në sy edhe për shkak të stilit të jetesës dhe udhëtimeve e pushimeve luksoze që ekspozon në Instagramin e saj.

E duke u ndalur tek shpenzimet marramendëse dhe luksi, Kejda nuk i ka kursyer gjë vetes as kësaj radhë, aq më tepër kur bëhet fjalë për datëlindjen e saj të 20-të.

Ajo është kthyer në Tiranë për të festuar me të gjithë miqtë dhe familjarët në një super festë, në një nga restorantet më të shtrenjta të kryeqytetit, ku çdo gjë duket e zgjedhur me kujdes.

Por përveç dhuratave, dhe kompozimeve të luleve, Kejda ka mirëpritur 20-vjetorin me super fishekzjarre që kanë djegur mbrëmë qiellin e kryeqytetit.

Art
Komento:
Loading...