Blendi Fevziu flet për marrëdhëniet me vajzat dhe kjo përgjigje e tij habit

0
22
Loading...

Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e ekranit shqiptar, për jetën e tij private është shumë i rezervuar. Kohët e fundit Blendi Fevziu ndan momentet më të veçanta me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis.

Në një intervistë për revistën “Who”, ai foli për marrëdhëniet me të bijat.

I pyetur nëse me vajzën e vogël, po rikuperon kohën që nuk ka qëndruar me të madhen, Fevziu tha: “Po, shumë më tepër sesa me vajzën e madhe. Është çështje moshe dhe pjekurie padyshim. Tani jam shumë më i zënë, por organizohem më mirë që të kaloj kohë me të”.

Nga ana tjetër Fevziu habit me përgjigjen e tij, kur shprehet se profesionin dhe familjen i mban larg njëra-tjetrës.

“Zakonisht nuk flas për punën në shtëpi. Shumë rrallë dhe nuk i përfshik pjesëtarët e tjerë të familjes në këtë histori”, shprehet Fevziu.

Komento:
Loading...