I bërtiti “Pushooo!”, Fevziu i kërkon falje Lames që i shkoi në studio me shpatë

0
375
Loading...

 

Është kthyer në sensacion në rrjetet sociale, videoja ku gazetari Blendi Fevziu i bërtiste “Pushooooo!” Artan Lames, në studion e emisionit “Opinion”, vite më parë.

Në 20-vjetorin e “Opinion”,  Artan Lame erdhi në studio me jatagan oriental dhe një shpatë oksidentale… ku edhe bëri “paqe” me Fevziun.

“Po si ka mundësi more zotëri që nuk qetësohesh kurrë në emision? Si ka mundësi që të thotë robi pusho dhe nuk pushon?”, e pyeti Fevziu.

Ndërsa Lame u përgjigj se “arsyeja është shumë e thjeshtë, unë ato që them i besoj. Mund t’i kem edhe gabim. U bënë 10 a 15 vjet që debatojmë, të ka ndodhur ndonjëherë me mua që pasi dalim dhe shkojmë në kafe dhe pimë kafenë, të kem thënë se hë mo se aty e thashë?”

Fevziu: Jo, jo, zihesh edhe në kafe, këtë e ke.

“Domethënë unë atë që them këtu e besoj, përndryshe ose nuk vij fare në emision… Mund ta kem edhe gabim, por unë besoj tek gjëja. Nuk jam njeriu që vij, them një gjë dhe pastaj në kafe them diçka tjetër. Them thashë se duhej thënë”, tha Lame.

Në vijim,  Fevziu i kërkoi Lames të kryqëzonin shpatat për pajtim.

“Ma vendos mbi shpatë, Lame më fal!”, i tha Fevziu Lames, të cilit i dhuroi edhe një bust të vogël të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. /tvklan.al

Komento:
Loading...