Ballkani me monedhë të përbashkët: “Balkanium”, kriptovaluta që synon revolucionarizimin

0
122
Loading...

“Balkanium” është kriptovaluta më e re në qarkullim në rrjet dhe ka për synim që të revolucionarizojë sistemin e pagesave dhe ekonominë në Ballkan.

Krijuesit e kësaj kripotvalute të re synojnë kështu që në një të ardhme të përdoret masivisht nga vendet e rajonit, mes të cilave edhe Shqipëria, e pse jo të bëhet monedhë e përbashkët. Gjithsesi, kjo mbetet ambicia afat-gjatë.

Për momentin, synimi kryesor është që të krijohet një rrjet dyqanesh dhe sipërmarrësish që do ta përdorin Balkanium si mjet pagese dhe ti ofrojnë ulje çmimesh klientëve.

Ndër të tjera, synohet që kriptovalutra më e re t`i vijë në ndihmë edhe turistëve të shumtë që tërheq rajoni.

Aktualisht, rajoni ofron një sërë monedhash të ndryshme, duke e bërë të vështirë për turistët që vizitojnë vendet në tur.

Një monedhë e përbashkët në formën e kriptovalutës do t`i vinte në ndihmë turistëve dhe turizmit në rajon në tërësi, shkruan Scan.

Komento:
Loading...